Koulibaly në vend të Alabas
02 mars 2021
| 17:13
Bayern Munich kërkon të ndërtojë një mbrojtje në sezonin e ardhshëm. Emri i fundit që i është bashkuar listës së dëshirave është Kalidou Koulibaly.
Për mbrojtësin interesohen shumë klube të mëdha mes të cilëve, së fundmi, është shtuar edhe Bayerni. Klubi “bavarez”, me largimin e David Alabas është detyruar të gjejë sa më parë një zëvendësues perfekt për repartin e prapavijës.
Drejtuesit e klubit gjerman kanë piketuar pikërisht 29-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të austriakut, duke nisur kështu edhe kontaktet e para me drejtuesit e klubit Italian për të mposhtur konkurrencën për blerjen e mbrojtësit franko-senegalez. Kujtojmë që Bayerni siguroi shërbimet e Upamecano pak javë më parë.