Koulibaly: Racistët të përjashtohen përgjithnjë nga stadiumet
Rikthehet racizmi në stadiumet e Italisë dhe bëhet fjalë për një ndeshje të Serie A. Pas fyerjeve raciste të marra gjatë Fiorentina-Napoli (1-2), Kalidou Koulibaly vendosi t’iu përgjigjet atyre që kënaqeshin duke e ofenduar për ngjyrën e lëkurës.
Ai publikoi këtë mesazh në “Instagram”: “Majmuni i m **it. Ata më thirrën kështu. Kësi njerëzish nuk kanë asnjë lidhje me sportin. Ata duhet të identifikohen dhe të mbahen jashtë stadiumeve, përgjithmonë”.
Koulibaly është vetëm i fundit në listën e gjatë të atyre që kanë përfunduar në fokusin e disa pseudo-fansave. Pavarësisht fushatave të shumta ndërgjegjësuese, racizmi vazhdon të gjejë hapësirë në tribunat e stadiumeve të futbollit.
Në lidhje me shprehjet raciste të drejtuara nga tifozët e Fiorentinës, Prokurori Federal i FIGC, pasi ka marrë raportet e inspektorëve të tij dhe ka dëgjuar lojtarin, ka hapur një hetim. Në orët e ardhshme, akte të tjera hetimore do të kryhen duke marrë dokumentet përkatëse nga Shtabi i Policisë së Firenzes.