Koulibaly zbulon skuadrën e re
24 qershor 2019
| 16:38
E ardhmja e Kalidou Koulibaly te Napoli nuk është e sigurt. Aurelio De Laurentis po reziston, por ofertat për “murin” e mbrojtjes janë të shumta.
Flasim për shifra mbi 100 milionë euro, ndërsa presidenti kërkon të paktën 130 milionë. Lojtari po luan Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij, aty ku Senegali e nisi me një fitore kundër Tanzanisë kompeticionin.
“Të gjithë flasin për të ardhmen time, por unë e kam mendjen vetëm te Senegali. Objektivi im është që të arrij diçka të madhe me kombëtaren time. A do të qëndroj te Napoli? Nuk e di, por besoj se do të qëndroj. Nuk dua të flas për të ardhmen time, dua të flas për Senegalin tim. Jam 200% i përqendruar te Kupa e Afrikës, bashkë me 15 milionë senegalezët”, ka thënë Koulibaly.