Kounde flet si lojtar i Barçës: Xavi dëshironte shumë që unë të vija këtu
Pas prezantimit të tij dhe firmës brenda fushës në praninë e Joan Laporta, Kounde është zhvendosur më pas në ambientet ku do të jepte konferencën për shtyp.
“Gjithmonë e kam ndjerë vlerësimin e trajnerit, ai donte shumë që unë të vija këtu. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua sepse është një fazë shumë e rëndësishme në karrierën time. Xavi më kërkoi të angazhohem, unë e di se çfarë kam për të bërë. Njohuria ime për La Liga do t’i thjeshtojë gjërat. Por gjëja e rëndësishme është të përshtatem me stilin e Barcelonës dhe të njoh shokët e mi të skuadrës”, ka thënë Kounde.
“Konkurrenca? Jam i qetë, jam këtu për t’u rritur sepse jam ende i ri. Do të bëj atë që më kërkon trajneri. Të kesh konkurrencë është gjë e mirë. Barcelona ka shumë lojtarë të talentuar. Kam ardhur për të dhënë kontributin tim, jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të takoj sërish Dembele, të cilin e njoh mirë sepse jemi shokë në kombëtare”, është shprehur mbrojtësi më i ri i Barcelonës”, ka deklaruar Kounde.