Kounde pranon është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

24 nëntor 2024 | 16:50

Ylli i Barcelonës, Jules Kounde, ka folur për gabimin që bëri në barazimin 2-2 në udhëtim ndaj Celta Vigos.

Blaugranasit humbën rastin që të zgjerojnë epërsinë e tyre në krye të tabelë pasi pësuan dy gola brenda pak minutash në udhëtimin në ‘Balaidos’.

Përkundër faktit që dukej e sigurt se ata do të fitonin pikët e plota, disa gabime individuale i kushtuan Barcelonës, në veçanti ajo që bëri Kounde.

Kounde nuk arriti që të pasojë topin siç duhet tek portieri Inaki Pena dhe këtë e shfrytëzoi Alfon Gonzalez i cili realizoi për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

Në intervistën e tij pas ndeshjes, Kounde ishte i qartë për gabimin që bëri duke e pranuar fajin.

“Ne nuk bëmë atë që duhej gjatë ndeshjes dhe në fund u ndëshkuam. Duke filluar që nga unë, unë nuk kam luajtur mirë, më mungoi koncentrimi”.

“Në një moment të thjeshtë të lojës, unë bëra një gabim shumë të madh. Ne duhet të rikthehemi në nivelin tonë”.

“Kur gjërat nuk shkojnë mirë është e lehtë, tani duhet të jemi të bashkuar dhe të rikthehemi tek forma jonë e mirë”, ka thënë Kounde.

Kounde dhe bashkëlojtarët e tij do të synojnë ta lënë pas krahëve këtë dështim kur të martën ata do të presin në shtëpi ekipin francez Stade Brest në kuadër të Ligës së Kampionëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump Jr. është shfaqur si anëtari më i fuqishëm…