Kounde: Xavi është arsyeja pse e zgjodha Barcelonën

29 korrik 2022 | 14:51

Të enjten në mbrëmje, Barcelona njoftoi një marrëveshje në parim për të nënshkruar me mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde dhe francezi ndihet i lumtur me zgjedhjen e tij, për të cilën rol të madh luajti trajneri Xavi Hernandez.

Përkundër të gjitha gjasave, duket se Barcelona ka arritur të gjitha objektivat e saj kryesore: Robert Lewandowski, Raphinha dhe tani Kounde.

Mbrojtësi francez ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta javët e fundit, me Chelsean që thuhet se po përpiqej të arrijë një marrëveshje për shërbimet e tij. Megjithatë, afërsisht një javë pasi raportet vërshuan se një marrëveshje midis Sevillas dhe Chelsea ishte arritur, u njoftua transferimi i Kounde te Barcelona.

Duke folur për mediat e klubit të Barcelonës pasi mbërriti në bregun verilindor, Kounde shpjegoi se pjesa më e madhe e vendimit të tij ishte për Xavin.

“Xavi është një nga arsyet e mëdha që unë jam këtu. Kam folur herë të ndryshme me të dhe mënyra se si fliste më emociononte”, ka thënë fillimisht Kounde.

“Kemi pasur disa biseda të mira, e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Tani është çështja të hysh në skuadër dhe të fitosh sa më shumë minuta që të jetë e mundur”, përfundoi francezi.

Vendosja e projektit të Barcelonës nën drejtimin e Xavit duket se ka qenë një tërheqje e madhe për disa prej nënshkrimeve të tyre. Pavarësisht se ka qenë në karrigen e nxehtë të Barcelonës për vetëm nëntë muaj, ai duket se ka një aftësi për të bërë për vete futbollistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese "Armagedoni",…