Kourtney Kardashian nis muajin e mjaltit pas ceremonisë luksoze të dasmës në Portofino të Italisë

26 maj 2022 | 16:12

Kourtney Kardashian u martua me Travis Barker në një ceremoni në Portofino të Italisë gjatë fundjavës, teksa mahniti me një fustan të bardhë dhe të shkurtër me vello të gjatë të qëndisur nga Dolce & Gabbana.

Ndërsa, së fundmi 43-vjeçarja zbuloi përmes InstaStory se po shijon muajin e mjaltit në bregdet.

Të mërkurën në mëngjes (25 maj) ylli televiziv ndau imazhe nga një vend pushim buzë

Dy imazhe ishin nga resorti i plazhit dhe u shpërndanë të martën.

Në fotografitë e publikuara shihej një resort plazhi dhe kabina të vogla të plazhit blu dhe të bardhë, të gjitha të rreshtuara krah për krah, ndërsa dhuroi edhe një vështrim në drekën e saj.

Kjo vjen pasi Kardashian ndryshoi emrin e saj në Kourtney Kardashian Barker, pas martesës së saj me Travis.

Pas dasmës të dielën (22 maj) ajo ka përditësuar biografinë e saj në Instagram për të shtuar mbiemrin e bateristit të “Blink-182”.

Ende nuk është konfirmuar nëse ylli televiziv ka ndryshuar emrin ligjërisht, apo nëse do ta ndryshojë në të ardhmen.

Pas martesës me Travis, Kourtney Kardashian shton mbiemrin ‘Barker’ në Instagram

Pas martesës me Travis, Kourtney Kardashian shton mbiemrin ‘Barker’ në Instagram

Çifti u martua për herë të tretë në ceremoninë italiane pasi shkëmbyen betimet në një ceremoni ‘praktike’ në mars përpara se ta zyrtarizonin bashkimin e tyre në një gjykatë në Santa Barbara në fillim të këtij muaji.

Kjo është martesa e parë e Kourtney, ndërsa e treta për 46-vjeçarin Travis, i cili ishte martuar për një kohë të shkurtër me gruan e parë Melissa Kennedy midis 2001 dhe 2002, përpara se të vazhdonte të lidhë martesë me nënën e fëmijëve të tij, modelen e Playboy Shanna Moakler.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak minutash mediet italiane shkruanin se Inter ka paraqitur…