Kourtney Kardashian poston fotot e guximshme me bikini, por i fshinë menjëherë

09 shtator 2021 | 11:20

Kourtney Kardashian postoi në profilin e “Instagram”-it disa poza shumë “hot” me bikini të kuqe, të cilat tashmë i ka fshirë. 42-vjeçarja tregoi mbështetjen e saj për linjën më të re të motrës, Kylie Jenner.

Kjo e fundit ka nxjerrë në treg “Kylie Swim”, ku rrobat e banjës janë kaq seksi dhe provokuese. Ndërkohë Kourtney pozoi me një nga modelet më të guximshme të koleksionit, por vendosi që në mënyrë misterioze t’i fshinte fotot.

42-vjeçarja nxori në pa linjat e saj trupor me bikinit, e madje në një prej imazheve kishte vënë në pah të pasmet bombastike. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pozoi shumë seksi pranë një pishine dhe kishte vendosur që në këto foto të mos bënte asnjë ndryshim.

Edhe pse fotot nuk janë më në profilin e saj në “Instagram”, fansat arritën që t’i ruanin pozat e saj. Madje Kourtney kishte marrë edhe shumë komente në lidhje me format trupore.

“Ajo duket kaq e sigurt dhe e pastër me veten, tani e dua atë”, shkruante një ndjekëse në pozat e saj. Ndërsa një tjetër shtonte: “Ti je e preferuara ime sepse je reale. Nuk shoh asnjë pjesëtar të familjes tënde të postojë fotografi të tilla të pa ndryshuara”.

42-vjeçarja poston fotot e guximshme me bikini, por i fshinë42-vjeçarja poston fotot e guximshme me bikini, por i fshinë42-vjeçarja poston fotot e guximshme me bikini, por i fshinë42-vjeçarja poston fotot e guximshme me bikini, por i fshinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në “Fadil Vokrri”…