Kovaçevski dorëzon dorëheqjen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
25 janar 2024
| 12:35
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e tij.
Më vonë pritet edhe dorëheqja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik.
Menjëherë pas kësaj do të njoftohet presidenti i këtij shteti, Stevo Pendarovski, i cili të premten, pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, do t’ia caktojë mandatin kryeministrit teknik.
VMRO-DPMNE opozitare ka përcaktuar mbrëmë kandidatët për ministra dhe zëvendësministra në qeverinë teknike, raporton “Klan Macedonia”.
Seanca për votimin e qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut do të mbahet të dielën.