Kovaçevski: Kosova e ka derën e hapur në “Ballkanin e hapur”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ia ka hap “derën” Kosovës për të qenë pjesë e “Ballkanit të hapur”.
“Sot bashkë me ne janë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH, Zoran Tegeltija. Ftesa për kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Unë jam i bindur se benefitet e ‘Ballkanit të hapur’ i meritojnë dhe do t’i marrin edhe qytetarët e Malit të Zi, BeH dhe Kosovës”, ka thënë Kovaçevski.
Kovaçevski ka thënë se është i bindur se nisma “Ballkani i hapur” do të bëhet më atraktive.
“Kërkojmë që Bashkimi Evropian ta mbështes këtë mund tonin dhe ta njeh si inspirim për zgjidhjen e problemeve të veta. Të gjithë ne, në ‘Ballkanin e hapur’ jemi të bindur që kjo iniciativë do të bëhet më atraktive”, ka thënë Kovaçevski.