Kovaçiq për ndeshjen ndaj Realit: Janë ekipi më i rrezikshëm në Ligën e Kampionëve

02 prill 2023 | 11:45

Mesfushori i Chelsea, Mateo Kovaçiq ka komentuar për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Reali dhe Chelsea është njëra ndër ndeshjet më interesante në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi edhe këtë sezon do kenë punë me “Blutë e Londrës”, ashtu siç kishin vitin e kaluar.

Në ndeshjen e parë në sezonin që lamë pas “Mbretërit” e patën fituar 3:1, ndërsa në atë të dytin kishte fituar Chelsea 3:2, por Reali kaloi tutje në bazë të rezultatit të dy takimeve.

E së fundmi në lidhje me këtë takim ka komentuar ylli kroat, Mateo Kovaçiq.

Sipas tij Reali është skuadra më e rrezikshme në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

“Çerekfinale? Nuk do të jetë e lehtë për ne, sepse Real Madrid është gjithmonë ekipi më i rrezikshëm në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht ai.

Më tutje, ai ka kujtuar asistimin perfekt të bashkëkombësit të tij, Luka Modric në golin e parë të Realit në ndeshjen e dytë, i cili sipas tij ishte maestral.

“Ne ishim të mirë kundër Real Madridit vitin e kaluar, veçanërisht në Madrid. Pastaj Modric shpiku atë asistim trivela për Rodrygo… Ne duhet të jemi në 120% kundër tyre. Ata ndëshkojnë menjëherë çdo gabim të vogël”, ka thënë ai.

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet tyre zhvillohet më 12 prill në “Santiago Bernabeu”, nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e…