Kovaq: Monaco shumë shpejt do të jetë në krye të Ligue 1
Niko Kovaq ka nisur një përvojë të re. Ish-trajneri i Bayern Munchenit dhe Eintracht Frankfurtit pak ditë më parë mori zyrtarisht drejtimin e Monacos me kroatin që zëvendësoi në këtë post spanjollin Robert Moreno.
Kovaq është i entuziazmuar për këtë aventurë të re dhe kjo u duk qartë në fjalët e tij të para si trajner i Monacos.
“Çdo trajner sjell me vete filozofinë e tij, mënyrën sesi ai e shikon lojën. Në të kaluarën kam drejtuar Bayernin dhe Eintrachtin, dy skuadra me stile të ndryshme. Duhet të përshtatemi, ta shikojmë si është skuadra, lojtarët dhe t’i zgjedhim taktikat më të mira. Objektivi është ta kthejmë Monacon në majën e Ligës 1 dhe duam ta bëjmë sa më shpejt. Të gjithë lojtarët duhet të përmirësohen, por kam besim te ata. Do të jemi atje ku duam sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Kovaq.