Kovaqi: Jamesi luan për të ardhmen e tij
17 janar 2019
| 16:13
Franck Ribery dhe Arjen Robben janë të lënduar dhe nesër në ndeshjen ndaj Hoffenihemit pritet të luaj nga fillimi James Rodriguez.
Trajneri Niko Kovaq ka folur rreth aktivizimit të futbollisti nga Kolumbia, duke thënë se: “Ai luan për të ardhmen e tij. Çdokush që kërkon të ketë një kontratë afatgjate me klubin duhet të tregojë aftësitë e tij”.
Ishte folur se James do të largohet nga Bayerni në këtë afat kalimtar, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodh të paktën deri në afatin kalimtar të verës.
/Epoka e re/