Kovaqi: Liverpooli favorit, por Bayerni mund të kualifikohet
17 dhjetor 2018
| 16:49
Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovaq, ka thënë se Liverpool është favorit në letër, por se Bayerni mund të kualifikohet në çerekfinale.
“Ne jemi të lumtur me shortin. Ata ishin skuadra më e vështirë që mund të përballeshim. Liverpooli ishte finalist sezonin e kaluar dhe aktualisht janë në krye të Ligës Premier. Ata janë favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, por ne jemi Bayerni dhe ata e dinë se duhet të vijnë tek ne për ndeshjen e kthimit. Mundësitë për kualifikim janë të barabarta”, ka thënë Kovaq.