Kovaqi: Ndeshja ndaj Kolnit, më e mira në këtë sezon
23 shtator 2019
| 11:11
Trajneri Niko Kovaq shprehet i kënaqur me momentin e mirë që skuadra e Bayern Munchenit po kalon aktualisht. Skuadra “bavareze” ftoi 4-0 ndaj Kolnit, sfidë ku spikati edhe goli i parë me kampionet e Gjermanisë i Philippe Coutinhos.
“Kjo mbetet një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni. Kishim vetëm 72 orë për t’u përgatitur, pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve. Koln është një ekip i fortë dhe nuk është gjithnjë e lehtë të gjesh zgjidhje. Edhe në pjesën e dytë luajtëm mirë, nuk ishim të lodhur”, ka thënë Kovaq.
“Ndoshta rezultati 4-0 mund të duket i ekzagjeruar, por unë them jo, pasi mund të kishim shënuar edhe dy gola të tjerë. Kemi shënuar 7 gola në total këtë javë, nuk janë pak, ndaj jam i kënaqur”, ka deklaruar Kovaqi.