Kovaqi: Në ‘Anfield’ ia arritëm qëllimit tonë
20 shkurt 2019
| 12:31
Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovaq është shfaqur i lumtur pas rezultatit në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit (0-0).
“Mendoj se të gjithë bënë një punë shumë të mirë. Ekipi ishte i vendosur mirë taktikisht dhe nuk patëm dobësi si në aspektin fizik dhe në atë psikologjik. Ishim të gjithë të përgatitur për kundërshtarin. Nëse skuadra ka një strukturë të mirë jemi të aftë t’ia bëjmë të vështirë golin edhe një skuadre si Liverpuli. Në këtë stadium të duhet të kesh shumë guxim. E arritëm qëllimin tonë me barazimin, ndërsa tani duam që qartësojmë gjithçka në Gjermani”, ka thënë Kovaqi.