Kovaqi refuzon ofertën e Tottenhamit
30 mars 2023
| 14:57
Tottenham Hotspur ndodhet në një “krizë” trajnerësh pas shkarkimit të Antonio Contes, me drejtuesit e klubit anglez që kanë nisur punën për të zëvendësuar.
Por kjo gjë nuk duket aspak e lehtë, sepse shumë emra që ndodhen në listën e “Spurs” duket se nuk janë të gatshëm të marrin drejtimin e skuadrës nga Londra. I radhës ishte ai i Niko Kovaq.
Ish-trajneri i Bayernit, i cili aktualisht drejton Wolfsburgun, nuk është bindur nga drejtuesit aq sa duhet, sa që ka zgjedhur të vazhdojë punën në Gjermani. Në listë gjithashtu ndodhen dhe Julian Nagelsman e Oliver Glasner, por të dy ata ndodhen në orbitën e Realit të Madridit.