Kovaqi tregon se a do të largohet nga Bayerni

03 nëntor 2019 | 13:11

Bayern Munchen pësoi humbje befasuese nga Eintracht Frankfurt (5-1). Pas kësaj humbje tifozë të shumtë të skuadrës “bavareze” janë duke kërkuar shkarkimin e trajnerit kroat Niko Kovaq, i cili ka thënë se nuk është duke menduar largimin nga kampionët e Gjermanisë.

“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Ajo çfarë mendoj unë nuk ka shumë rëndësi në këto momente. Ju (gazetarët) duhet të pyesni ata persona që janë përgjegjës për emërimin e trajnerëve, jo mua”, ka thënë Kovaq.

Aktualisht Bayerni renditet në pozitën e katërt me 18 pikë në Bundesliga.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona pësoi humbje të shtunën nga Levante (3-1), por Ernesto…