Kovaqi zbulon të ardhmen e Jamesit
19 korrik 2018
| 16:56
Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovaq është i bindur se do të ketë në skuadër yllin James Rodriguez.
“Ajo që di është se Jamesi ka edhe një vit kontratë me Bayernin. Di që Real ka të drejtën për ta thërritur mbrapsht, por mbi të gjitha unë di atë që po ndodh realisht, ai është futbolli i Bayern dhe unë e kam në planet e mia”, ka thënë Kovaq, i cili e zëvendëson trajnerin legjendar Jupp Heynckes.