KPF-ja jep 24 rekomandime për Kuvendin Komunal të Malishevës
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Malishevës kanë mbajtur mbledhjen e tretë të radhës, e cila është drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Rrahim Morina.
Në këtë mbledhje KFP-ja ka shqyrtuar kërkesën për procedurë të mëtejme për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të hapësirave publike për vendosjen e reklamave në qytezën e Malishevës.
Po ashtu, është shqyrtuar dhe miratuar kërkesa për shqyrtimin e draftplanit të Integritetit të Komunës së Malishevës për vitet 2018-2020.
Anëtarët e KFP-së shqyrtuan edhe kërkesën për marrjen e vendimit në lidhje me miratimin e draftdokumentit, Plani i veprimit për Transparencë në Komunën e Malishevës për vitin 2018.
“Gjithashtu u shqyrtua propozimi nr. 01/649 datë: 27.04.2018 i parashtruar nga kryetari i komunës për shpalljen në interes publik të pronave private, sipas Elaboratit të shpronësimit (e përsëritur); shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 11/394 datë: 20.04.2018, e parashtruar nga DKAE në Malishevë për të përkrahur financiarisht pagesën e tri pagave përcjellëse për personelin arsimor të cilët janë pensionuar në vitin 2015, 2016, 2017 dhe 2018, si dhe kërkesa nr. 01/596 datë: 20.04.2018, e parashtruar nga menaxheri i personelit në KK Malishevë për të përkrahur financiarisht pagesën e tri pagave përcjellëse për zyrtaret e administratës të cilët janë pensionuar në vitin 2014 dhe 2018”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Anëtarët e KFP-së miratuan edhe projektrregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2018.
Komitetit për Politikë dhe Financa ka rekomanduar taksa të ndryshme për biznese të njëjta me specifikacion që përcakton lokacioni.
/Epoka e re/