![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/thumbnail_rsz_nenshkrimi_.jpg)
KPK-ja dhe GLPS-ja nënshkruan memorandum të bashkëpunimit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit.
Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni dhe drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha, ka për qëllim krijimin e bazës së bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe GLPS-së për zbatimin e Projektit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.
KPK-ja, përmes këtij memorandumi, do t’i mundësojë monitoruesve të GLPS-së përcjelljen dhe monitorimin e të gjitha mbledhjeve të KPK-së dhe do të ofrojë qasje në dokumentet publike në përputhje me Ligjin për qasje në dokumentet publike.
Ndërsa, GLPS-ja do të garantojë se çdo informacion i marrë në sistemin prokurorial do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili përcakton qasjen në dokumente publike dhe në informacione të ndjeshme të karakterit prokurorial.
/Epoka e re/