
KPK-ja dhe ZKPSh-ja iu referuan Kurtit si kryeministër në detyrë, Haxhiu reagon ashpër: Ky fakt flet shumë
04 mars 2025
| 14:39
Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk i ka pëlqyer faktin që Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Albin Kurtit i është referuar si kryeministër në detyrë.
Vetëm pak minuta pasi KPK-ja dhe ZKPSh-ja e kanë lëshuar njoftimin, ka reaguar Haxhiu, duke thënë se institucionet në fjalë kanë ngatërruar edhe datën.
“Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSh-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt. Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.