KPK-ja publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

17 qershor 2024 | 15:22

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim.

Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj.

Në këtë listë dallohen disa emra që e kanë kaluar këtë fazë, si emri i Nita Lumezit, e që mund të jetë familjare e ish-kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, e njëjta vlen dhe për Vilson Malokun, djali i liderit të KPK-së, Jetish Maloku.

Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.

\

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se…