KPM merr vendim, ndërpriten sërish kanalet e Arena Sport
Komisioni i Pavarur për Media ka marr sot vendim që operatori Artmotion t’i ndërpresë kanalet e Arenas deri në respektim të plotë të rregulloreve KPM-së.
Jeton Mehmeti, kryetar i Bordit të KPM-së njoftoi se me pesë vota për KPM vendosi që t’i ndërpresë që operatori Artmotion t’i ndërpresë kanalet e Arenas.
“Faktet na tregojnë që kemi pasur një eksploatim në tregun medial të Kosovës, me pa të drejtë nga ana e Arenas përmes Artmotion. Atëherë një konstatim nga kjo si konkluzion del se të obligohet operatori Artmotion që t’i ndërpresë kanalet e Arenas deri në respektim të plotë të rregulloreve KPM-së”, tha Mehmeti.
Ai po ashtu tha se Zyra Ekzekutive të filloj një hetim administrativ ex-oficio, në fakt një vërtetim administrativ ndaj të gjithë operatorëve që transmetojnë ligat e huaja në Kosovë.
“Standarde të njëjta pastaj të aplikohen edhe ndaj operatorëve tjerë nëse vërtetohet se transmetojnë ndeshje në territorin e Kosovës pa autorizim të Premier Ligës”, tha më tej Mehmeti. /Telegrafi/