KPMShC-ja obligon kryeministrin Hoti ta kthejë në punë drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj (Dokument)
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShC) ka obliguar kryeministrinAvdullah Hoti që ta rikthejë Ilir Myrtezajn në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Duke u bazuar në vendimin që ka siguruar gazeta “Scanner”, rezulton se KPMShC-ja ka vendosur në favor të ankesës së Murtezajt.
“Obligohet kryeministri i Republikës së Kosovës që të bëjë zbatimin e këtij vendimi brenda afatit 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, duke e kthyer ankuesin Ilir Murtezaj në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, sipas vendimit të datës 05.02.2019, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, dhe të bëjë kompensimin e pagës nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës deri në zbatimin e këtij vendimi”, është thënë në vendimin e KPMShC-së, shkruan “Scanner”.