KPMSHCK-ja i jep të drejtë Burim Rrecit, obligon Krasniqin ta rikthejë në pozitën e sekretarit të MTI-së (Dokument)
22 dhjetor 2020
| 14:12
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka marrë vendim për ta kthyer në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, i cili ishte pezulluar nga kjo pozitë nga ministri Vesel Krasniqi.
Në vendimin që ka siguruar gazeta “Epoka e re”, KPMSHCK-ja thotë se ky vendim duhet të zbatohet brenda 15 ditësh, duke e kthyer Rrecin në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të MTI-së.