KPMShCK-ja ia rrëzon qeverisë Kurti kryeinspektorin e punës dhe konkursin për drejtor të ATK-së
15 korrik 2022
| 15:01
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) e ka shpallur të kundërligjshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e kryeinspektorit të Punës edhe konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Ky këshill ka vlerësuar se emërimi i Hekuran Nikçit në pozitën e kryeinspektorit të Punës nga qeveria Kurti ka qenë i kundërligjshëm, raporton “Epoka e re”.
Gjithashtu, KPMShCK-ja ka vlerësuar se edhe konkursi për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të ATK-së nuk është shpallur sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
Vendimin e plotë të KPMShCK-së mund ta lexoni: KËTU