KPMShCK-ja riktheu në punë: Pezullimi im erdhi si pasojë e ndëshkimit të Radoiçiqit
Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë në Inspektoratin Qendror të Punës, Nexhat Fazliu, është rikthyer në detyrë pas pezullimit të tij nga puna. Vendimi për rikthimin e tij është marrë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil, i cili e ka aprovuar si të bazuar në tërësi ankesën e tij.
Në një postim në Facebook, Fazliu ka deklaruar se pezullimi i tij ishte i pabazuar dhe i padrejtë, duke theksuar se ishte bërë pa ndonjë provë apo bazë ligjore nga persona që nuk kishin autorizim ligjor për një vendim të tillë.
Sipas Fazliut, pezullimi i tij erdhi si pasojë e veprimeve të tij profesionale dhe ligjore, përfshirë ndëshkimin e Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunimin e tij me Prokurorinë Speciale dhe Policinë – Krimet Ekonomike në Prishtinë, të cilët kanë hetuar prejardhjen e pasurisë së Radoiçiqit.
Postimi i plotë: