KQZ: 28 subjekte politike aplikuan për certifikim në zgjedhje

12 dhjetor 2024 | 08:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për certifikim në zgjedhje kanë aplikuar 28 subjekte politike. Sipas KQZ-së prej tyre janë 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se tashmë ka është mbyllur afati për aplikimin e subjketeve politike për certifikim.

Ky afat ishte hapur në fillim të muajit shtator dhe u mbyll më 11 dhjetor.

“Subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim në zgjedhje, nga data 01.09.2024,deri në përfundim të afatit, 11.12.2024, ora 23:59. 28 subjekte politike: prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, ka njoftuar KQZ.

Parti Politike:
• Lëvizja VETËVENDOSJE!
• PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
• LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS
• SRPSKA LISTA
• SRPSKI NARODNI POKRET
• FJALA
• PARTIA LIBRERALE EGJIPTIANE
• NOVA DEMOKRATSKA STRANKA
• INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS
• SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA
• KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ
• Yenilikçi Türk Hareket Partisi
• Jednstvena Goranka Partija (JGP);
• Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI);
• Srpska Demokratija;
• PARTIJA KOSOVSKIH SRBA;
• ZA SLOBODU PRAVDU I POSTANAK
• PARTIA BALLI KOMBETAR DEMOKRAT SHQIPETAR;
• PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
• Kosoca Adalet Türk Partisi.

Koalcione:
• Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka);
• AAK – Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30;
• Koalicioni për Familje;
• PDAK-LPB;
• Koalicija Vakat

Nisma Qytetare:
• Narodna Pravda;
• Opre Roma Kosova;

Kandidat i pavarur:
• Fatmir Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti i ka uruar…