KQZ del me shpjegim se si të votohet në referendumin për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri
16 prill 2024
| 11:16
Tashmë që referendumi për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe ka afruar – mbahet të dielën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një video shpjeguese në gjuhën serbe se si qytetarët atje mund ta ushtrojnë këtë të drejtë vote: për herë të parë në historinë e Kosovës shtet të pavarur duke u mbajtur një votim i llojit të referendumit.
Pyetja në referendum do të jetë kështu: “A pajtoheni që (X kryetari) të largohet nga i funksioni i kryetarit të komunës së (X komuna)?”.