KQZ fton Prokurorinë të reagojë pas organizimit të VV-së që t’i plotësojë fletvotimet e diasporës
10 janar 2025
| 20:16
Anëtarët e KQZ-së kanë reaguar pas lajmit se VV po organizohet për të plotësuar fletëvotimet e diasporës.
Lajmi ka nxitur debat të ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Përfaqësues të opozitës në KQZ kanë bërë me dije se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.
Në një video të publikuar sot nga Nacionale, që është shpërndarë nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt me anëtarin e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, një mbështetëse e LVV-së iu bën thirrje votuesve jashtë Kosovës të regjistruar për votim me postë që të shkojnë në një adresë të caktuar, për t’u ndihmuar rreth procesit të votimit.