KQZ-ja akrediton edhe 877 vëzhgues të rinj për zgjedhjet në Podujevë

11 mars 2020 | 15:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgatitjeve për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës.

Në mbledhjen e së mërkurës, KQZ-ja ka akredituar edhe 877 vëzhgues të tjerë, të cilët iu takojnë subjekteve politike garuese, medieve si dhe organizatave jo-qeveritare vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas shifrave të KQZ-së, deri më tani numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është 1 mijë e 487 vëzhgues. Subjektet politike dhe OJQ-të kanë pasur afat të aplikojnë deri më 10 mars, ndërsa afati për aplikim të medieve përfundon nesër (e enjte, 12 mars).

Sipas KQZ-së vetëm vëzhguesit e akredituar mund të përcjellin procesin zgjedhor në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe procedurat tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me Shoqatën e të Burgosurve…