KQZ-ja akrediton grupin e parë të vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit

13 janar 2025 | 16:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, në një mbledhje të mbajtur sot.

KQZ-ja ka akredituar 2 274 vëzhgues nga katër subjekte të ndryshme politike.

Nga ky grup, më së shumti vëzhgues të akredituar pati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (1 725). Partia Demokratike e Kosovës pati 95 vëzhgues të akredituar në këtë grup, ndërsa koalicioni Vakat 234 vëzhgues dhe Nova Demokratska Stranka 220 vëzhgues.

Sipas ligjit, vëzhguesit e akredituar nuk janë kandidatë për postzgjedhor dhe të gjithë janë në listën përfundimtare të votuesve.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi është ankuar se partitë kanë kohë të shkurtër për të caktuar vëzhguesit e komisionerët. Ai ka kërkuar më tepër afat.

KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Subjektet politike të certifikuara kanë kohë edhe dy ditë që të bëjnë kërkesë për akreditimin e vëzhguesve.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025.

Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare, ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot…