KQZ-ja aprovon 35 mijë aplikacione, nesër nis procesi i votimit të diasporës
18 shtator 2019
| 18:26
Për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit do të kenë të drejtë vote 35 mijë e 87 qytetarë nga diaspora të cilët mund ta ushtrojnë këtë të drejtë që nga nesër (e enjte).
Kjo është bërë me dije në mbledhjen e së mërkurës të KQZ-së.
Zyrtarët e KQZ-së kanë treguar se kanë pranuar gjithsej 40 313 aplikacione për regjistrim, ku prej tyre janë aprovuar 35 087, ndërsa janë refuzuar 5 226 për shkak se nuk kanë dërguar kopje të dokumenteve me të cilat vërtetohet kriteri i zotësisë juridike.
Në këtë mbledhje KQZ-ja ka miratuar edhe dizajnin e fletëvotimit për zgjedhjet e 6 tetorit