KQZ-ja aprovon mbi 1 000 aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet lokale
23 korrik 2021
| 12:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar sot 1 208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor.
Në mbledhjen e KQZ-së, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj, ka treguar se ka interesim më të madh për t’u regjistruar për këto zgjedhje nga diaspora, sidomos nga Gjermania.
Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes se sotme të KQZ-së po e bën Alim Rama.