KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit ekzekutiv të asociacionit të trupave zgjedhore botërore

25 tetor 2024 | 11:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A- WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet në Bogota të Kolumbisë.

Siç është thënë në njoftimin për medie të KQZ-së, ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike.

“Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB. Kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e të dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare”.

“Kosova tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë”,  ka njoftuar KQZ-ja.

KQZ-ja është bërë anëtare me të drejta të plota e A-WEB-it dhe tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftueshme për të qenë pjesë e organit vendimmarrës, në vendosjen e politikave të A-WEB-it.

  

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Celtics ka korrur fitoren e tij të dytë sezonale…