KQZ-ja bëhet me logo të re
18 shtator 2024
| 15:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të mërkurën për logon e re të institucionit.
Arianit Elshani nga Këshilli për operacione zgjedhore, i cili është edhe anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se është një ndryshim i vogël teknik i cili nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postërëve që krijohen nga institucioni që organizon zgjedhjet.
“Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postërëve që krijohen nga KQZ. Kjo përmbush kërkesën e Këshillit për operacione zgjedhore”, ka thënë Elshani.