
KQZ-ja certifikoi rezultatet: Koalicioni Nisma-AKR-PD kalon pragun
27 nëntor 2019
| 16:41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë të mbajtura më 6 tetor.
Nisma Socialdemokrate me partnerët e saj AKR dhe PD ka marrë 42 mijē vota apo 5.002% dhe tanimë zyrtarisht ka kaluar pragun zgjedhor.
Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës.