KQZ-ja certifikon 11 kandidatë për kryetarë dhe 63 për asamble në veri

10 mars 2023 | 11:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke u marrë me përgatitjet e procesit zgjedhor për katër komunat veriore në vend.

KQZ-ja ka hapur edhe afatet për subjektet e interesuar për të garuar për kryetar në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, si dhe për asamble në Zveçan e Leposaviq.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në “Sytë 7” në “Klan Kosova”, ka thënë se deri tani janë certifikuar 11 kandidatë për kryetar dhe 63 për asamble dhe se presin aplikime tjera.

Ndërkohë, gjatë se enjtes, Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në këtë proces zgjedhor.

“KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Këto zgjedhje, KQZ-së do t’i kushtojnë rreth 497 mijë euro nga 556 mijë, sa ishte i planifikuar gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se këto zgjedhje të 23 prillit, fillimisht ishin caktuar të mbahet me 18 dhjetor, por presidentja e vendit,  Vjosa Osmani në koordinim me subjektet politike i ka shtyrë për në prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë…