KQZ-ja certifikon 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë

18 dhjetor 2024 | 14:06
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Gjatë ditës së sotme, KQZ-ja ka marrë vendime të veçanta për certifikimin e grupit të parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1 280 kandidatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…