KQZ-ja certifikon kandidatët për kryetar të Podujevës
20 shkurt 2020
| 16:59
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar tre kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.
Kandidatët në garë për të parin e Podujevës janë: Nexhmi Rudari nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi nga Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.
Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 15 mars, pasi Agim Veliu nga LDK-ja kishte hequr dorë nga kjo pozitë, pas emërimit si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.