KQZ-ja certifikon LDK-në, PDK-në dhe koalicionin AAK-PSD

10 shtator 2019 | 12:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotshme ka certifikuar grupin e dytë të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Aprovimin e KQZ-së e ka marrë PDK-ja, LDK-ja, koalicioni AAK-PSD dhe koalicioni VAKAT.

Me këtë rast kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se është mbyll me sukses procesi i certifikimit të subjekteve politike.

“Konstatoj se me 8 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, certifikohen të gjitha subjektet politike. Me këtë rast mbyllet cikli me sukses i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, ka deklaruar Daka.

Ndërkohë drejtori ekzekutiv i Zyrës se Regjistrimit të Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, ka theksuar se partitë politike kanë plotësuar të gjitha kërkesat për certifikim.

“Katër subjekte politike kanë mbetur të fundit për tu certifikuar. Me këto mbyllim të gjitha certifikimin me 385 kandidatë për Kuvendin e Kosovës. Partitë politike janë PDK, LDK, koalicioni AAK- PSD dhe VAKAT. Nuk ka pasur asnjë problem, i kanë plotësuar të gjitha kërkesat”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohë të njëjtë me ndeshjen Angli - Kosovë do…