KQZ-ja certifikon listën e votuesve

13 shtator 2021 | 17:39

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar sot listën përfundimtare të votuesve. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të kenë të drejtën e votës 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë, ndërsa rreth 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit kanë votuar jashtë vendit.

“Lista përbën 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve që është për 90 mijë votues më shumë në krahasim zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt. Kjo shifër mund të konsiderohet e lartë, mirëpo arsye prapa kësaj qëndron për shkak se personat që kanë votuar në zgjedhjet fundit jashtë vendit, kësaj radhe janë transferuar brenda listës së Kosovës dhe kemi vetëm 15 mijë që janë në listën të votuesve jashtë vendit. Në raport me votuesit e rinj që do të kemi për zgjedhjet e 17 tetorit janë 24 mijë votues të rinj që kanë arritur moshën 18-vjeçare dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale”, ka deklaruar Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri japonez i Mbrojtjes, Yasuhide Nakayama, të mërkurën krahasoi afërsinë…