KQZ-ja certifikon listën finale për zgjedhjet në veri në Kosovës
06 prill 2023
| 15:27
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat veri të Kosovës.
Kjo listë përmban 45 mijë 95 emra të votuesve, apo 1 mijë e 345 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Në Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq zgjedhjet pritet të mbahen më 23 prill.
Lista Serbe ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.