KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri
27 maj 2019
| 15:41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat janë mbajtur më 19 maj.
KQZ-ja e ka marrë këtë vendim pas konfirmimit nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) se në këtë institucion nuk ka ndonjë çështje për të vendosur.
/Epoka e re/