KQZ-ja certifikon rezultatin zgjedhor në Istog
27 dhjetor 2017
| 13:36
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.
Haki Rugova ka marrë 10.033 vota (50.03 për qind), apo vetëm 14 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së 49.97%. Istogu është komuna e fundit që priste për t’u certifikuar.