KQZ-ja certifikon rezultatin zgjedhor për kryetar të Dragashit

17 dhjetor 2021 | 16:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për kryetar të Komunës së Dragashit, ku zyrtarisht Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka fituar zgjedhjet.

Në mbledhjen e KQZ-së që është mbajtur të premten, kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi ka bërë me dije se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nuk është bërë asnjë ankesë gjatë afatit 24-orësh.

“Me nëntë vota për certifikohet rezultati për kryetar komune në Dragash, ku Bexhet Xheladini është zgjedhur kryetar i kësaj komune. E kemi pranuar prej PZAP-it shkresën që nuk ka pasur ankesa lidhur komunën e Dragashit”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje është bërë edhe zëvendësimi i 15 asamblistëve, të cilët janë dorëhequr për arsye të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: EDMOND ZHULALI- Kompozitor, “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut” Shqipëria…