KQZ-ja: Dalja e qytetarëve në zgjedhje është 41.27 për qind
17 dhjetor 2017
| 19:53
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se në rivotimin e së dielës në Komunën e Istogut kanë votuar 20 248 votues apo 41.27 për qind.
Kurse ka treguar se më 19 nëntor patën votuar 18 233 votues apo 38.24 për qind. Në emër të KQZ-së, Daka i ka falënderuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe për kulturën e lartë demokratike të treguar në procesin e votimit. Gjithashtu ajo ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për bashkëpunim e treguar si dhe për punën e tyre në këtë proces zgjedhor.