KQZ-ja decertifikon katër kandidatë për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për decertfikimin e tre kandidatëve të Partisë Euroatlantike dhe një të partisë Fjala.
Drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se është miratuar vendimi i PZAP-së për decertifikimin e katër kandidatëve për deputetë.
Ai ka thënë se tre kandidatët janë nga Partia Euroatlantike dhe një nga partia Fjala.
“Tre kandidatë nga Partia Euroatlantike, të cilët kanë paraqitur kërkesë nga PZAP për t’u larguar për çështje personale. Zyra i ka shqyrtuar këto vendime të PZAP-it”.
“Një kandidate, Nita Hetemi e partisë Fjala. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e saj për decertifikim. Tre persona që janë larguar nga lista është ndryshuar edhe radhitja prej 44 në 41”, ka thënë ai.