KQZ-ja deklarohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës

04 shkurt 2020 | 14:34

Komuna e Podujevës pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kryetarin e ri, pasi Agim Veliu është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është deklaruar lidhur me procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor që pritet të shpallet së shpejti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për “Ekonomia Online” se deri më tani nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje, ndërsa ka treguar se kur KQZ-ja fillon përgatitjen e një procesi zgjedhor.

“E kemi shpjeguar edhe në rastet e kaluara të ngjashme, pra në rrethana të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, KQZ-ja fillon me përgatitjet instensive pasi të shpallet data e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

I pyetur se kur do të bëhet emërimi i anëtarëve të KQZ-së, pasi që kjo është e domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve, Elezi ka thënë se lidhur me procesin e emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së përgjigje mund të japin në Presidencë.

Se sa do të kushtojnë këto zgjedhje, Elezi nuk ka dhënë ndonjë shifër pasi ka thënë se planifikimi do të bëhet me kohë.

“Viti 2020 nuk është vit zgjedhor. Pra për çfarëdo procesi të mundshëm zgjedhor gjatë këtij viti, KQZ-ja nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Ashtu siç kemi vepruar edhe në të kaluarën, pra në raste të ngjashme, KQZ-ja bën planifikimin dhe kërkesën buxhetore e përcjellë në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E drejtuar nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,…